Arrestohet në Kolumbi shqiptari më famëkeq në tregun e drogës, mediet atje thonë se është nga Kosova!
Drejtoria e Interpolit në Kolumbi ka arrestuar shqiptarin Deniz Klironami, i cili në vend njihej dhe me nofkën “Gucci”. Policia e konsideron atë si tregtarin më famëkeq të drogës dhe njeriun më të kërkuar në Evropë, ndërsa thotë se është nga Kosova.
“Gucci, i dyshuar si trafikant droge me kombësi shqiptare, një nga më të kërkuarit në atë vend dhe Evropë, kërkohej nga njoftimi i kuq i Interpolit ”, detajoi kolonelja Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.
Megjithatë, Deniz Kliromani është në kërkim dhe nga Policia shqiptare, i dënuar nga gjykata me 6 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Vendbanimi në shpalljen e Policisë thuhet se është Durrësi.
Kolonelja Salazar shpjegoi se “alias ‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai kërkohet për krimet e shoqërimit kriminal, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, përdorimit dhe armëmbajtje pa leje.”
Lexo edhe:
Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij përkatës.