25-04-2024

U thirr si rekrut për luftën në Ukrainë, por e qëllon komandantin rus (Video)

Një shtetas rus me emrin Ruslan Zinin është bërë dëshmitar i një incidenti të rëndë në Irkutsk të Siberisë.

Ai ka qëlluar të hënën e 26 shtatorit një komandant ushtarak në një qendër regjistrimi për të mobilizuarit e luftës në qytetin Ust-Ilimsk.

Komandanti ushtarak ishte kreu i komitetit lokal të draftit ushtarak. Të shtënat ndodhën gjatë pasdites, sipas orës lokale të Irkutsk-it.
Videoja e tij duke hapur zjarr u bë viral në rrjet dhe përdoruesit e mediave sociale dyshojnë se ky mund të jetë fillimi i një rebelimi në Federatën Ruse.

Kreu i zyrës së regjistrimit dhe regjistrimit ushtarak Ust-Ilimsk, tani ai është në kujdesin intensiv.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi tha: “Askush nuk do të luftojë, tani të gjithë do të shkojmë në shtëpi”.

Raportimi u postua nga Andrew Roth, korrespondent i Moskës për gazetën britanike “The Guardian”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.