22-11-2024

Arrestohet në Suharekë një person për shpërdorim të pasurisë së shtetasit zviceran

Një person është arrestuar për shpërdorim i pasurisë së huaj në Suharekë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në “Rr. Brigada 123”, kur një person shtetas zviceran ka njoftuar se i dyshuari, kosovar ia ka marrë një telefon Samsung S8, një IPHONE 8 dhe 3000 franga zvicerane dhe ishte larguar në drejtim të panjohur me një automjet BMË  ngjyrë hiri me targa vendore.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë.

“Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari kosovar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, një i dyshuari tjetër është në kërkim policor”, ka njoftuar policia përmes raportit të kujdestarisë ditore. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.