Një person i dyshuar është arrestuar pas përfshirjes nga zjarri të një shtëpie në Prizren.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Raporti i policisë:
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është djegur shtëpia e tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.
Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.