23-04-2024

Arrestohet një person lidhur me vrasjen enigmatike në Krushë të Vogël

Një person po mbahet nën arrest dhe është intervistuar nga policia, lidhur me rastin e vrasjes misterioze të Milit Shehut, roje në një market në Krushë të Vogël, derisa zyrtarë të lartë të policisë në Prizren, konfirmuan për portalin “GazetaePrizrenit.net” se në kuadër të masave të ndërmarra për zbulimin e kryesve të veprës po shikohen edhe inicizimet e kamerave përreth.

Polica njofton se ka ndërmarrë një aksion këmbëngulës për të zbuluar vrasjen enigmatike, që ndodhin mesnatën e kaluar në fshatin Krushë e Vogël.

Personi i vrarë në Krushë të Vogël, ishte roje në një supermarket

Drejtori i policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, konfirmoi arrestimin e një personi, i cili është intervistuar lidhur me rastin, por ende nuk ka diçka konkrete për autorët e krimit,  përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Ai ka thënë se në konteksin e zbulimit të rastit janë duke mbledhur edhe prova të tjera, derisa kanë marrë video-incizime nga vendi i ngjarjes.

Vrasja dyshohet të jetë kryer me kallashnikov, ndërsa policia ka thënë se ende nuk dihet motivi i këtij rasti.

I vrari ka qenë rojë nate në marketit dhe restorantin “Getoari”, në Krushë të Vogël të Prizrenit, ndërsa referuar pronarit, i ndjeri besohet të jetë vrarë në mes të orës 12:00 deri në 01:00 pas mesnatës.  Rasti në polici ndërkaq është raportuar në mëngjes, rreth orës 06:30 minuta.

Zbulohet edhe një detaj i ri rreth vrasjes së rojës së marketit në Krushë

Familjarë dhe banorë të fshatit kanë thënë se i ndjeri i lindur më 1977 nuk ka pasur ndonjë konflikt me askënd dhe se ka qenë njëri i urtë e punëtor.

Policia por edhe Prokuroria në Prizren si njërën nga pistat e hetimit kanë edhe atë për ndonjë tentim vjedhje në market, ndonëse nuk ka gjurmë të tilla në objekt.

Ndryshe ai ishte mashkulli më i madh i familjes. Në masakrën e Krushës së Vogël, gjatë luftës  ka të vrarë 5 anëtarë të familjes, të atin dhe 4 vëllezër, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Banorë të fshatit Krushë, thanë se kjo është një dhembje jo vetëm për familjen, por për të fshatin dhe më gjerë,  duke ditur se pos që ka qenë i sjellshëm, ai ka qenë ish ushtar i UK-së shpëtuar nga lufta, ndërsa u vra në rrethana misterioze në vendin e punës.

Pasi kufoma është dërguar për obduksion, ende nuk është njoftuar për datën e varrimit./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.