Arrestohet një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar në Pikëkalimin kufitar me Shqipërinë në Vërmicë të Prizrenit.

Referuar raportit policor, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Sipas informacionit, personi i dyshuar është nga rajoni i Gjakovës. /GazetaePrizrenit.net