20-04-2024

Arrestohet pasi posedonte substanca narkotike në pikëkalimin e Vërmicës

Në pikëkalimin e Vërmicës së Prizrenit është arrestuar një person pasi ka tentuar të kalojë kufirin derisa posedonte substanca narkotike.

Sipas policisë të dyshuarit gjatë kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar 19.07 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe 0.49 gram substancë narkotike e llojit ekstazi.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.