26-04-2024

Arrestohet për sulm ndaj policit në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në vendin e tij të punës, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Joni”.Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.