Arrestohet prizrenasi pasi sulmon dajën
Një person është arrestuar në Prizren, për shkak të sulmit ndaj dajës dhe dëmtimit të veturës se tij.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Beteja e Pashtrikut”, Prizren. Në raportin e policisë, thuhet se pas një zënke familjare me dajën e tij, një person e ka sulmuar, kanosur dhe ia ka goditur veturën me bllok betoni duke ia dëmtuar automjetin.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/