Arrin në 66 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë
Tetë raste të reja të vdekjeve si pasojë e koronavirusit janë regjistruar të shtunën e 4 korrikut në Kosovë. Deri tash në Kosovë, si pasojë e këtij virusi, kanë vdekur 66 persona.
E shtuna ishte dita rekorde edhe sa i përket rasteve të reja me COVID-19, me 178 raste të reja.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 3.356. Të shtunën janë shëruar 50 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 1874. Raste active janë 1416.