26-04-2024

Asfaltimi i shumëpritur i rrugës në Shirokë drejt përfundimit

Pritjeve të gjata, të përcjella me zhurmë e pluhur në rrugën e Shirokës së Suharekës, duket se po i vjen fundi. Ky është një lajm i mirë, aq më tepër tashmë kur brenda një muaji fillon edhe kthimi i bashkatdhetarëve për pushime që e ngarkon edhe më trafikun,shkruan gazetaeprizrenit.net

 

Asfaltimi i trasesës tashmë po shkon drejt fundit, ndërkohë që disa punët të tjera mbeten për t’u kryer

 

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka deklaruar se edhe rrjeti elektrik kabllor nëntoksor e postar po përfundon, pas një insistimi, për të cilën ai ka falënderuar kompanitë për bashkpunimin.

 

“Ashtu siç kam premtuar në këtë rrugë do ta kemi shtegun e biçiklistëve e këmbësorëve. Po përpiqemi që kjo rrugë të jetë e gatshme kur të vijnë mërgimtarët, që në fluksin e madh të automjeteve ta kemi më të lehtë qarkullimin në komunikacion”, ka shkruar ai./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.