24-04-2024

Komuna jep 60 multikultivatorë, ftohen fermerët e Prizrenit për aplikim

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren publikisht fton fermerët  e Komunës së Prizrenit, për aplikim me qëllim të përfitim në kuadër të implementimit të projektit“Furnizimi me motokultivator dhe mjete të imta bujqësore”.

 

Projekti realizohet  me participim në kuadër të investimeve kapitale të vitit 2018.

 

Drejtori për Bujqësi dhe zhvillim rural në Prizren, Egzon Elshani, ka thënë për portalin “gazetaeprizrenit.net” se nga projekti është planifikuar të shpërndahen rreth 60 multikultivator, ndërsa të interesuarit kanë afat për aplikim deri më 20.06.2018.

 

Përfituesit që plotësojnë krieteret duhet të jenë të gatshëm të participojnë 25 përqind të shumës.

 

Dokumentacionet e kompletuara duhet të dorëzohen në sportelin nr. 3 të komunës./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.