05-05-2024

Avdullah Hoti drejt një mandati të ri në degën e LDK-së në Rahovec

Avdullah Hoti ka njoftuar se do t’i hyjë garës për të parin e degës së LDK-së në Komunën prej nga vjen.

Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se me kërkesë të aktivistëve do të kërkoj besimin për ta udhëhequr degën e LDK-së në Rahovec edhe për një mandat.

Postimi i plotë i Hotit:

“Pas përmbylljes me shumë sukses të zgjedhjeve në 39 nëndegë në kuadër të Degës së LDK-së në Rahovec, të enjten e mbajmë Kuvendin Zgjedhor të Degës, ku zgjedhet Kryetari dhe Kryesia e Degës. Me kërkesë të shumë bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve, përfshirë nëndegën time në Ratkoc, unë do të kërkoj besimin e delegatëve për të udhëhequr Degën e LDK-së në Rahovec edhe për një mandat. Na presin shumë punë përpara. Besimi i qytetarëve në LDK po forcohet çdo ditë. Kjo është përgjegjësi për ne, për LDK-në si partia më e vjetër në Kosovë që ka vënë themelet e shtetit të Kosovës. Duhet të përgatitemi për të marrë përsipër sfidat e forcimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës. Do të zgjedhim aktivistët më të devotshëm dhe më të përkushtuar në strukturat e larta të Degës.”/GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.