03-11-2024

Baldedaj kërkon dorëheqjen e Haskukës për “teleferikun dhe shkelje tjera”

Shefi i grupit të asamblistëve të AAK-së në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, Ilir Baldedaj, gjatë seancës së KK-së, sot ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Hasakuka, për shkak se siç ka thënë gjatë fushatës elektorale ka deklaruar se në rast të shkeljes së ligjit do të jepte dorëheqje, ndërsa  shkeljen e ka bërë “në rastin e anulimit të projektit për teleferikun në Kala”, transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”.

 

“Anulimi i teleferikut është shkelje ligjore, andaj kërkoj që kryetari të dorëhiqet”, ka thënë ai.

 

Baldedaj subjekti i të cilit është në opozitë, më tej ia ka kujtuar Haskukës, disa shkelje si nënshkrimin e pishinës olimpike pa zotim të mjeteve, mos hapjen e rrugës së transitit të ri,  ku partneri i tij qeverisës kishte thënë se në ditët e para të qeverisjes do ta lironte, duke hequr shtëpinë që ka bllokuar rrugën.

 

“Pse nuk po e lironi transitin, a ka të bëj kjo me atë se pronari i shtëpisë është militant i VV-së ku është falënderuar publikisht për mbështetje të saj”, ka thënë ai.

 

Kuvendari i AAK-së ka kritikuar Haskukën se ende pa bërë 6 muaj të qeverisjes ka bërë një varg shkeljesh ligjore./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.