Bali Muharremaj mbledhë krerët e shtetit në Suharekë!
Me ftesë të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj nesër pritet që përfaqësues të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës të mbledhen në Suharekë, konrektisht në fshatin Gjinoc.
Nesër më datë 31 maj duke filluar nga ora 18:30 me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e “Shtëpisë së Moshuarve” ku ndër pjesmarrësit tjerë do të jenë: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, përfaqësuesi i Jetimave të Ballkanit, humanisti, Halil Kastrati.
Me rastin e hapjes së punimeve Komuna e Suharekës do të shtrojë edhe iftar për të gjithë pjesmarrësit.
Me humanistin Halil Kastrati është nënshkruar kontrata për dhënie në shfrytëzim të hapësirës publike, ku do të investohen mjete prej 2,3 milionë euro, ka njoftuar kryetari Muharremaj.
Sipas kësaj kontrate do të ndërtohet objekti me sipërfaqe prej 12,435 metra katror me destinim të caktuar : “Ofrimin e shërbimeve për persona pa përkujdesje familjare” -Shtëpia e të moshuarve.