23-04-2024

Ballkan sot ballafaqohet me Dritën në Gjilan

Sot zhvillohen ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së 16’të në Superligën e Kosovës.

Llapi dhe Besa është dueli i parë i ditës së sotme që luhet nga ora 12:00.

Klubi i Batatinës tenton të vazhdojë ecurinë e rezultateve pozitive, pas fitores ndaj Drenicës – kurse Besa tenton të marrë pikë në këtë sfidë.

Kryendeshja e kësaj xhiro në Superligë është takimi mes Dritës dhe Ballkanit – që luhet në Gjilan nga ora 13:30.

Ballkani është në vendin e parë me 35 pikë, kurse Drita në vendin e dytë me 33 pikë. /GazetaBlic Sport

Asnjë koment

Comments are closed.