25-04-2024

Vidhet një veturë në një fshat të Suharekës

Një person ka raportuar vjedhjen e veturës në fshatin Sllapuzhan të Suharekës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje, derisa ankuesi ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura  e tij e tipit Pasat, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Rasti vazhdon të hetohet.

Ditë më parë policia raportoi edhe për një rast tjetër të vjedhjes së veturës në një fshat të Suharekës, por menjëherë hajduti ishte kapur, ndërsa vetura i është kthyer pronarit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.