Në një ndeshje dramatike me gjithsejt pesë gola të shënuar Llapi e ka mposhtur kampionin aktual, Ballkanin.
Në ndeshjen e xhiros së njëzet e pestë të Superligës së Kosovës të luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, skuadra e trajnerit Tahir Bataina ka arritur që të fitojë me rezultat 3-2.
Llapjanët kanë realizuar një epërsi të hershme, kur Alidemaj ka shënuar në minutën e pestë të ndeshjes.
Me këtë epërsi minimale edhe është kryer pjesa e parë.
Pjesa e dytë edhe e ka dhënë përballjen e vërtetë të kundërshtarëve, ku rrjetat janë prekur disa herë, percjell rtklive.Suharekasit fillimisht e kanë barazuar rezultatin përmes Rrahmanit (53′) po edhe kanë kaluar në avantazh nëpërmet Korenicës (63′).
Dhe kur minutat ecnin dhe dukej sikur Llapi do të humbte ndeshjen, në minutën e shtatëdhjetë e një ka dalur në skenë Maliqi, i cili e ka barazuar rezultatin.
Vetëm katër minuta më vonë Bianor ka shënuar edhe një gol tjetër, duke e vulosur kështu fitoren e podujevasve.
Pas kësaj humbje, Ballkani gjendet në vendin e dytë në tabelë me pesëdhjetë pikë, ndërsa Llapi është në vendin e gjashtë me tridhjetë e dy pikë.
Lexo edhe: