Ballkani vazhdon përforcimet me dy prurje të reja
Kampionët e Kosovës në futboll po vazhdojnë ta përforcojnë skuadrën me prurje të reja.
Së fundmi, Ballkani njoftoi se ka nënshkruar kontrata katër vjeçare me dy futbollist të rinj.
Mesfushori Engjëll Ajazaj si dhe reprezentuesi i Shqipërisë, anësori i majtë, Altin Aliji, sipas suharekasëve, do të jenë assete të çmuara të ekipeve të shpresave sikurse edhe ekipit A.