21-09-2024

“Bangladesh, skandal, krim”, Avokati Besnik Berisha për Slobodna Bosna e RTK-në

Besnik Berisha, kryetar i Odës së Avokatëve, ka komentuar artikullin e “Slobodna Bosna”, që RTK-ja e transmetoi për t’i sulmuar dy media kosovare.

Në “Pressing” të T7, këtë Berisha e quajti si “Bangladesh”, “skandal”, e krim”.

Ai tha se ky krim nuk duhet të kalohet pa u ndëshkuar.

“RTK-ja linçoi dy media prestigjioze, absolutisht Bangladesh, skandal, absolutisht krim që nuk duhet kaluar pa ndëshkim”.

“Kush e ka lexu Slobodna Bosna, dhe kush e dinë pak a shumë mentalitetin e Bosnjes e dinë që shquhet për një portal që krijon vetëm të tilla raste, dhe unë kam pasur rastin në gjykimin kundër Naser Kelmendit me përdor artikuj që kanë qenë të porositura nga vrasës serikë që kanë qit artikuj atje për me hedh dyshime ndaj dikujt tjetër”, ka thënë Berisha.

Asnjë koment

Comments are closed.