Banorët e Kushninit e Kabashit të Prizrenit ankohen për mungesë rryme prej tri ditësh
Banorët e fshatrave Kushnin dhe Kabash ( Has) të Prizrenit, njoftuan se tash e tri net po përballen me mungesë të energjisë elektrike, raporton Gazeta e Prizrenit.
Disa nga banorët, thanë se fshatrat janë në terr ndërkohë po fryn edhe era. Sipas tyre KEDS arsyetohet me rrjetin e vjetruar.
Ibish Shatri nga Kushnini, tha se një gjendje e tillë që përsëritet është e papranueshme, derisa Dr. Fejzë Kabashi, tregoi se ekipet e KEDS-it ishin në mbrëmje në lagjen Morina të Kushninit, por kanë thënë se shkaku është një kabllo e djegur në lagjen Morina.
Banorët gjithashtu kanë thënë se pos familjeve, edhe dyqaneve të këtushme u janë shkaktuar humbje.
Ndërkohë sipas tyre, në mbrëmje ka ardhur energjia në fshatrat fqinje Lugishtë e Dedaj. / Gazeta e Prizrenit /
Lexo edhe: