Klubi i “Bashkimit” ka mundur sërish “Sigal Prishtinën”, 97 : 80. Ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit të IP Superligës së Kosovës në Basketboll u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”.
Djelmoshat nga Prizreni kanë dominuar vazhdimisht duke fituar çdo periudhë, duke mbyllur takimin me 17 pikë epërsi.
Ai që dha një kontributin më të madh me 31 pikë, për fitoren e Bashkimit është Mikaile Tmusic.
Takimi i ardhshëm do të zhvillohet në Prishtinë. Nëse edhe atë e fiton Bashkimi, atëherë ai do ta fitojë titullin e kampionit.
Fansat e tij kanë shkruar “O Prizren o Prizreni jonëëëë…Urimeee fitorjaaaaa!!!
Ndryshe, ndeshjen e parë të zhvilluar fundjavën e shkuar në Prishtinë e pas fituar Bashkimi me rezultatin 84:81 për të udhëhequr 1:0 në serinë finale të këtij edicioni, ku kampioni shpallet pas tri fitoreve.