25-04-2024

Bashkimi me trajner të ri

“Ilmen Bajra është trajneri i Bashkimit. Bajra për shumë vite ka qenë ndihmëstrajner te Bashkimi dhe në disa ndeshje ka drejtuar ekipin si trajner i parë. Ai si ndihmës i Bashkimit ka fituar titullin e kampionit, kurse edicionin e shkuar ishte asistent i Damir Mullaomeroviqit te Prishtina”, thuhet në konfirmim, transmeton Koha.net.

Gjatë dy edicioneve të fundit, Bajra ka fituar pesë trofe, përfshirë këtu edhe titullin e kampionit si trajner i ekipit të femrave të Bashkimit 2017/18.

Këtë verë, Bajra ka qenë përzgjedhës i ekipit U-18 të femrave të Kosovës, që u paraqit në kampionatin evropian, divizioni B.

Asnjë koment

Comments are closed.