Klubi i “Bashkimit” është në prag të fitores ndaj “Sigal Prishtinës”, pasi ai po udhëheq me 16- 20 pikë, tash kur kanë mbetur edhe 4 minuta deri në fund.
Ndeshja po zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Kjo është ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit të IP Superligës së Kosovës në Basketboll.
Ndeshjen e parë të zhvilluar fundjavën e shkuar në Prishtinë e fitoi Bashkimi me rezultatin 84:81 për të udhëhequr 1:0 në serinë finale të këtij edicioni, ku kampioni shpallet pas tri fitoreve.
Nëse gjërat nuk ndryshojnë deri në fund dhe ndeshjen e fiton Bashkimi, atëherë ndeshja e ardhshme është vendimtare për ta caktuar kampionin.