27-07-2024

Bashkimi përforcohet me Roni Koshin

KB Bashkimi përmes faqes zyrtare bën të ditur se është përforcuar me bashketbollistin e talentuar Roni Koshi.

“Përforcimi i parë i këtij afati kalimtar për skuadrën tonë është njëri ndër basketbollistët më të talentuar kosovar, Roni Koshi. Koshi vjen nga skuadra e grupmoshave të reja të Galatasarayt, për të cilën luan që nga viti 2013. Me paraqitjet e mira te ky ekip, ai ka tërhequr vëmendjen edhe të përfaqësueses së Turqisë, e cila e kishte ftuar në ekipin e të rinjve duke ia besuar edhe shiritin e kapitenit të skuadrës”, thuhet në konfirmim.

Bashkimi shton se ai është regjistruar sot në FBK dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Illmen Bajra qysh për ndeshjen e parë të stinorit pranveror që do të luhet të dielën në “Sezai Surroi” përballë Lipjanit.

“Koshi si nën 20 vjeçar gjatë këtij gjysmëstinori do të ketë regjistrim të dyfishtë dhe do të luajë njëkohësisht edhe në Ligën e Parë për skuadrën e Vëllaznimit”, bën të ditur KB Bashkimi.

Asnjë koment

Comments are closed.