Basketbollistet e Bashkimit e Tiranës takim miqësor në Prizren
Bashkimi i Prizrenit do të luaj, sot ndeshje miqësore në basketboll, me KB Tiranën, kampionen e Shqipërisë.
Edhe Bashkimi është kampioni i Kosovës në konkurrencën e femrave. Te dyja ekipet kanë të angazhuara lojtare nga jashtë. Ndeshja do të zhvillohet në mbrëmje nga ora 20:00 në palestrën “Sezai Surroi”.
Pritet që edhe Bashkimi të vizitoj kryeqytetin e Shqipërisë për miqësore me Tiranën.
Bashkimi edicionin e kaluar ka kthyer titullin e kampionit pas shtatë vjetësh, derisa Tirana është ndër ekipet më të forta në basketbollin e Shqipërisë.
Ndeshja është pa pagesë.