27-07-2024

Paraburgim prizrenasit për kanosjen e prindërve

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje, njofton “GazetaePrizrenit.net”.

Në arsyetimin e Gjykatës, thuhet se me datë 30.09.2018, rreth orës 16:50 minuta, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, i pandehuri seriozisht i kanos të dëmtuarin (prindërit e tij) me fjalë vepra dhe gjeste se do të ju shkaktoj një të keqe. Pasi fillimisht i dëmtuari fjaloset me të pandehurin, sepse i njëjti kishte shkuar tek lokali i vëllait, nga kjo i pandehuri fillon të bëhet agresiv, fillon t’i ofendon të dëmtuarit, më pastaj merr një mjet të rrezikshëm ”tërfurk” për  t’i sulmuar, por të dëmtuarit hyn brenda në shtëpi dhe e mbyllin derën.

“Pas kësaj i pandehuri merr një sopat dhe me të njëjtën tenton ta thyej derën e shtëpisë, duke i parë veprimet e të pandehurit, i dëmtuari e lajmëron policinë, me të kuptuar i pandehuri se kanë njoftuar policinë i kanos me fjalë me ç’rast tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre, duke pasur parasysh faktin se i pandehuri edhe më herët ka pasur sjellje të këtilla të përsëritura ndaj të dëmtuarve,raportet mes tyre janë të acaruara, këto rrethana dhe fakte e arsyetojnë  dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri i njëjti mund të përsërisë veprën penale,andaj në këtë fazë të zhvillimit të procedurës, caktimi i paraburgimit është i bazuar dhe ai arsyeshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Asnjë koment

Comments are closed.