17-05-2024

Basketbollistet e Bashkimit e Tiranës takim miqësor në Prizren

Bashkimi i Prizrenit do të luaj, sot ndeshje miqësore në basketboll, me KB Tiranën, kampionen e Shqipërisë.

Edhe Bashkimi është kampioni i Kosovës  në konkurrencën e femrave. Te dyja ekipet kanë të angazhuara lojtare nga jashtë. Ndeshja do të zhvillohet në mbrëmje nga ora 20:00 në palestrën “Sezai Surroi”.

Pritet që edhe Bashkimi të vizitoj kryeqytetin e Shqipërisë për miqësore me Tiranën.

Bashkimi edicionin e kaluar ka kthyer titullin e kampionit pas shtatë vjetësh, derisa Tirana është ndër ekipet më të forta në basketbollin e Shqipërisë.

Ndeshja është pa pagesë.

Asnjë koment

Comments are closed.