18-05-2024

Batatina lëshon mundësi të artë për ta kapur kreun, pëson nga Malisheva

Skuadra e Malishevës ka fituar ndeshjen kryesore të javës së 25-të në Superligën e Kosovës, pasi mposhti 2:1 Llapin nga Podujeva.

Golat për fitoren e klubit vendas i shënoi Drilon Hazrollaj në minutat 28’të dhe 48’të. Të vetmin për ekipin e Tahir Batatinës e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 54’të.

Pas ndeshjes, trajneri Batatina tregon arsyen pse skuadra e tij pësoi disfatë.

 

“Nuk shënuam, patëm shumë raste, kur nuk shënon, pëson. Ky është futbolli, angazhohesh në maksimum, por nuk fiton”, tha fillimisht Batatina për Sport1.

“Një gabim u bë në favor të Llapit u çu krejt Kosova në këmbë – është e natyrshme me gabu edhe arbitri, lojtar e trajneri”, përfundoi ai.

Me këtë humbje Llapi mbetët në pozitën e dytë me 50 pikë, një më pak se lideri Ballkani (që pësoi humbje nga Fushë Kosova) dhe katër më shumë se Drita (46)./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.