20-04-2024

BBC i bën jehonë aksionit policor në Karaçevë

Transmetuesi publik britanik BBC ka raportuar për aksionin policor që u zhvillua gjatë të premtes në Karaçevë, komuna e Kamenicës.

“Policë të Kosovës arrestohen në aksionin që goditi kazinotë ilegale”, shkruan ky medium.

Lexo Edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)

Të paktën 10 policë janë arrestuar gjatë aksionit që mbylli shumë kazino që vepronin jashtëligjshëm, thuhet në artikull.

BBC shkruan se ky është operacioni më i madh i llojit të vet të kryer ndonjëherë në Kosovë, që edhe ishte hetim njëvjeçar.

“Kosova i ka ndaluar të gjitha lojërat e fatit vitin e kaluar, si përpjekje për ta goditur krimin”, shkruan kjo medie.

BBC po ashtu shkruan se para se të hynte ligji në fuqi, në mars të 2019-s, policia kishte mbyllur mbi 500 kazino ku luhej bixhozi. Gjithashtu, thotë se veçanërisht në sport, këto lojëra ishin bërë jashtëzakonisht të popullarizuara në Kosovë.

Nga ky aksion, të premten u arrestuan 35 persona, në mesin e tyre 12 policë.

Asnjë koment

Comments are closed.