24-11-2024

Bëri një gafë në “Instagram”, Luana Vjollca “bombardohet” nga komentet

Në momentin që publikojmë diçka në rrjetet sociale, duhet të jemi të vëmendshëm që të mos bëjmë gabime në shkrim.

luana

Por kur ky gabim bëhet nga personat më të ndjekur në “Instagram”, atëherë vëmë re komente nga më të ndryshmet nga përdoruesit e këtij rrjeti social.

E një gjë e tillë i ka ndodhur moderatores së njohur Luana Vjollca, e cila ka mbi 1.4 milionë ndjekës në “Instagram”. Në postimin e saj të fundit ajo bëri një lapsus.

luii1-962x1024

Ajo publikonte një pjesë nga emisioni i saj “Shiko kush luan”, për të nderuar aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci.

Në mbishkrimin e videos ajo shkruante: “Se ai është gjingand”. Pra fjala “gjigand” është shkruar gabim nga ana e Luanës.

Ndjekësit e saj e kanë kapur menjëherë këtë detaj dhe kanë nisur komentet, duke i treguar se kishte bërë një lapsus. Por mesa duket Luana e ka kapur në kohë atë dhe e ka rregulluar./360grade.al

luana

 

Asnjë koment

Comments are closed.