24-04-2024

Bien rastet e prishjes martesore në Prizren

Në Prizren vitin që shkoi ka shënuar rënie numri i divorceve. Krahasuar me vitin paraprak, numri i prishjeve martesore gjatë 2018-ës është zvogëluar për 45, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas shënimeve në zyrën e gjendjes civile në Prizren, gjatë vitit që shkoi janë regjistruar 151 raste të prishjes së martesave, apo 45 më pak se në vitin 2017,  kur zyrtarisht kishte 196 sosh.

Regjistrimi i prishjes martesore në librat amë të ofiqarisë në Prizren bëhen mbështetur në aktvendimet e Gjykatës Themelore.

Sipas deklarimeve, ndër shkaqet kryesore, që kanë nxitur prishjen e martesave janë marrëdhëniet e përkeqësuara bashkëshortore si pasojë e mos respektimit të vlerave tradicionale,  tradhtia, gjendja ekonomiko sociale, por edhe rrethana të tjera familjare, përcjell “GazetaePrizrenit”.

Megjithatë shifrat e divorceve vlerësohet të jenë edhe më të larta, por disa qifte për një kohë,  pas martesës nuk lidhin kurorëzimin, andaj ndarja e tyre përfundon sipas rregullave tradicionale.

Ndarja e qifteve sjell edhe problemet tjera, ku për dikë është zgjidhje e problemit, por në shumë raste ata të cilët pësojnë më shumë janë fëmijët e të divorcuarve.

Ndryshe, krahasuar me vitin paraprak, edhe numri i lidhjeve martesore gjatë 2018-ës është zvogëluar për mbi 600 sosh./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.