Berisha merr mbështetje nga lagjet e Prizrenit: Me 9 shkurt, triumfon koalicioni i veprave të mëdha
Kandidati për deputet nga NISMA, Zafir Berisha (14), ka mbajtur një takim me qytetarët e lagjes Tabakhane në Prizren, ku mori mbështetje të madhe.
Ai tha se ashtu si UÇK-ja që e ka larguar Serbinë në vitin 1999, ashtu koalicioni i veprave të mëdha do ta largojë këtë regjim e do t’i hapin rrugët një të ardhmeje më të mirë vendit.
”Koalicioni për Kosovën Fituese 137 është e vetmja mundësi për ndërrimin e kursit dhe për të kthyer dinjitetin e qytetarëve të Kosovës. Kosova ka nevojë për një qeverisje që e respekton të kaluarën, por që e shikon të ardhmen me shpresë dhe angazhim për zhvillim.”, ka shkruar ai tutje.
Postimi i tij: