03-05-2024

Boksieri shqiptar “e vë në gjumë” kundështarin turk me një goditje shkatërrimtare ( Video )

Të shtunën, në Varne të Bullgari u organizua edicioni i 20-të i Senshit, ku zhvillohen përballje nga garat e arteve marciale.

Kik-boksieri shqiptar, Asdren Gashi, i cili përfaqëson shtetin e Belgjikës, bëri paraqitjen e tij gjithashtu.

Ai regjistroi fitore ndaj turkut, Kadir Yildirim, të cilin e mposhti me një “nok-aut të frikshëm”, në raundin e tretë.

Kjo përballje i takoi kategorisë mbi 95 kilogramë.

/Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.