Bora mbulon këtë pjesë të Kosovës
Kjo javë ka nisur me mot të përkeqësuar, ku gjatë ditës së djeshme dhe sot reshjet e shiut kanë përfshirë thuajse tërë vendin.
Ndërsa, në Bogë të Rugovës, bora ka zbardhur këtë pjesë.

Siç shihet në këto fotografi të dërguara nga lexues të Indeksonline, reshjet e borës po bien në këtë pjesë ku edhe e kanë mbuluar sipërfaqen.
Reshje të borës po bien edhe në kullë, kufirin Kosovë-Mal të Zi.
Mot i ngjashëm është edhe në vendet e tjera të Ballkanit./Indeksonline/