Bora vështirëson qarkullimin në rrugën Prevallë-Brezovicë
Bora që ka rënë dje dhe sot ka vështirësuar qarkullimin në disa rrugë të Kosovës.
Indeksonline ka siguruar pamje nga rruga Prevallë-Brezovicë, ku automjetet po kanë vështirësi qarkullimi.

Duke e parë që është fundjavë, qarkullimi është më i madh në këtë rrugë. /Indeksonline/