Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio kanë nga një dhomë speciale në shtëpitë e tyre
Aktori Brad Pitt, nuk heq dot dorë nga dhoma e tij e artit. Në shtëpinë e tij në Los Angeles, SHBA,
ai i ka dedikuar një dhomë artit, ku pret miq dhe artistë dhe në të cilën i dedikohet punimeve prej argjili.
Njëlloj si ai, edhe Leonardo Di Caprio, ka një dhomë të tillë në shtëpi, shkruan noa.al. Por dy aktorët nuk janë të vetmit që kanë një dhomë dedikuar artit në shtëpitë e tyre, pasi edhe personalitete të tjerë kanë shpenzuar shuma të majme për punime të arkitekturës, për të shprehur pasionin e tyre.
Pitt i cili qysh pas ndarjes nga Angelina Jolie, ka kaluar një fazë të errët, ka deklaruar se e ka rigjetur ekuilibrin pikërisht në sajë të artit.