Bujar Hasani jep dorëheqje nga grupi i asambleistëve të PDK-së në Prizren, sqaron arsyet
Bujar Hasani ka njoftuar se jep dorëheqje si asambleist i PDK-së në Prizren. Këtë fillimisht e ka njoftuar në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal (KK), raporton Gazeta e Prizrenit:
Më vonë ai vendimin e bëri publik edhe në profilin e tij në “facebook”:
“Të nderuar miq dhe mbështetës,
Ju njoftoj se nga sot unë, Bujar Hasani, nuk do të jem më pjesë e grupit të asambleistëve të PDK-së. Unë i qëndroj principeve të mia të trajtimit të drejtë, të barabartë dhe sipas ligjit të të gjithë qytetarëve të Prizrenit. Duke mbajtur këto principe, unë e shoh të arsyeshme dhe të justifikueshme lëvizjen time në një asamblesit të pavarur, gjithmonë në mbrojtjen e qytetarëve të Prizrenit.
Ju faleminderit për besimin tuaj dhe unë do të vazhdoj t’i mbaj premtimet e mia ” – Bujar Hasani – Asambleist i pavarur
Lexo edhe:
Prizren: LDK në opozitë gati Kallëzimet Penale ndaj tre drejtorëve të Totajt