16-04-2024

Burri që vari veten në Gjakovë, i zhytur në borxhe, kërkoi që të mos i hapet e pamja

59-vjeçari, Ilir Rizvanolli, është gjetur i varur të mërkurën mbrëma brenda një lokali të braktisur në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës. Trupi i pajetë i viktimës ishte dekompozuar, pasi dyshohet se ka qëndruar aty për rreth 2 muaj. Rizvanolli, edhe pse qysh në mars nuk ishte paraqitur në shtëpi, asnjëherë nuk u lajmëruar si i zhdukur nga familjarët. Gjakovari ka lënë edhe amanete

Familja Rivanolli, nga Qabrati i Gjakovës, të enjten nuk kishte hapur të pame. Humbja tragjike e 59 vjeçarit, po kalohej si diçka e zakonshme brenda kësaj familje të vjetër qytetare. Kjo pasi Ilir Rizvanolli, që dyshohet se u vetëvra, kishte lënë disa amanete para se t’ia merrte vetes jetën duke u varur në litar.

Të mos hapet e pame, e që dera e shtëpisë së tij të jetë e mbyllur për tri ditë, kishte qenë amaneti i burrit gjakovar, që i kishte shënuar në një letër që u gjet afër trupit të tij të pajetë, brenda lokalit të boshatisur në Çarshi të Vjetër të Gjakovës.
59 vjeçari i varur u gjet të mërkurën mbrëma i vdekur, madje trupi i tij ishte dekompozuar dhe lokali që është pronë e vëllait të tij që jeton jashtë Kosove, edhe të enjten po kundërmonte nga aroma të pakëndueshme. Dyshohet se ai aktin e vetëvrasjes e kreu rreth dy muaj më parë, kur edhe ishte larguar nga shtëpia e tij.

Por, përkundër kësaj familja tek të mërkurën ka bërë denoncim në polici./Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.