23-11-2024

Bytyçi i PDK-së: Haskuka e mbyti Prizrenin me korrupsion

Zëdhënësi i PDK’së Avni Bytyçi, ka ironizuar pas raportimeve se asamblisti i VV’së ka fituar 6 tenderë nga komuna e Prizrenit.

Bytyçi ka thënë se e Haskuka nuk e mbyti korrupsionin në Prizren siç kishte raportuar shefi i tij, Albin Kurti.

Mytaher Haskuka (Myta), nuk e mbyti korrupsionin në Prizren, siç kishte premtuar Albin Kurti. Përkundrazi, Myta e mbyti Prizrenin me korrupsion!

Keq-qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë është shëndruar në një tregim tragjik, ku keqmenaxhimi, korrupsioni e nepotizimi janë bërë personazhe kyqe të një komune e cila meriton një qeverisje më të mirë!//GazetaMetro

Lexo edhe:

Asnjë koment

Comments are closed.