Caktohen dy lokacione për shitjen e kurbanëve në Prizren
Në prag të festës së Kurban Bajramit, Komuna e Prizreni ka caktuar dy lokacione në të cilat do të lejohet të bëhet shitja e kurbanëve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Me këtë rast komuna ka njoftuar të gjithë fermerët e kësa ane dhe qytetarë të tjerë, se lokacioni i parë do të jetë në lagjen “Bazhdarhane“ dhe do ta mbulojë pjesën veriore të qytetit, me të gjitha fshatrat që gravitojnë në këtë anë.
Lokacioni i dytë do të jetë në lagjen “Bajram Curri”, përballë tregut të gjelbër “Fatoni”, në rrugën “William Wealker” dhe do ta mbulojë pjesën jugore të qytetit dhe fshatrat që gravitojnë në këtë pjesë.
Këto dy lokacione janë të përkohshme dhe mund të shfrytëzohen vetëm me 18,19 dhe 20 gusht.