15-06-2026

Prizren: Paraburgim ndaj 16-vjeçarit për vr*asj*en në Kobaj

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i për të Mitur ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.Osmanaj, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datë 14.07.2026, për shkak të veprën penale vrasje e rëndë, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Gjyqtarja për të mitur, pasi që i ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar.

Gjyqtarja për të mitur, ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së
paraburgimit në këtë fazë është i bazuar në ligj, dhe i arsyeshëm dhe do të siguroj zhvillimin e pa penguar të rrjedhës së procedurës përgatitore, dhe sigurimin e prezencës së të miturit para institucioneve të drejtësisë.

“Shënim: Gjykata në orët e pasdites të datës 15.06.2026, ka pranuar edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) të pandehur të tjerë, Sh. O., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe ndaj të dyshuarës A. O., e cila gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale shtytje në “Vrasje të rëndë” nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 lidhur me nenin 32 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kjo kërkesë do të trajtohet pranë Departamentit për Krime të Rënda, dhe Gjyqtarja e procedurës paraprake, brenda afatit ligjor do të cakton seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë”, thuhet në njoftim. /Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe: 

Vra*sja në Kobaj: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit

 

Asnjë koment

Comments are closed.