25-11-2024

Caktohet mbledhja e Kuvendit të Prizrenit për zgjedhjen e Kryesuesit

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit do të mblidhet të hënën që vjen, në një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet zgjedhja e kryesuesit, pozitë të cilën e synon pozita dhe opozita, shkruan  “Gazeta e Prizrenit”.

Seanca e parë për këtë vit është thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Në rend dite do të jetë zgjedhja e kryesuesit të ri, që do të zëvendësojë Artan Abrashin, i cili në zgjedhjet qendrore të tetorit fitoi postin e deputetit.

Kjo mbledhje pritet të jetë ndër më interesantet, pasi pozita dhe opozita kanë pothuajse numrin e barabartë të votave. Ato tashmë kanë emëruar kandidatët e tyre për kryesues të KK-së, ndërsa në këtë pikë i ndan një fije peri.

VV që drejton qeverisjen lokale është përcaktuar për anëtarin e saj, Muharrem Elezkurtaj, i cili po atë ditë edhe do ta japë betimin si anëtar i organit më të lartë lokal, ndërsa PDK ka njoftuar së fundit, se kandidati i saj do të jetë Sulltan Badallaj.  /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.