24-11-2024

“Çarshia” e Hasit në fshatin Dedaj – dikur dhe tash

Ka nisur pas vitit 2010, por zona në Dedaj,  sot përbën nyjën më atraktive ekonomike jo vetëm në rajonin e Hasit, sa i përket zonave rurale, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ndodhet në një udhëkryq, si pikë lidhëse për fshatrat e kësaj ane me qendrat komunale Prizrenin, Gjakovën e Rahovecin.

Kështu si në këtë foto nisi në fillim. Gjithçka filloi pas përgatitjes së terrenit, thyerjes e largimit të gurëve nga një investues i afërt dhe tash aty është pikëtakimi i shumë mërgimtarëve hasjanë, por edhe i punëmarrësve të ndryshëm.

Përndryshe, aty tash veprojnë disa biznese, përfshirë edhe ambulanca shëndetësore private, ndërsa zona e banuar ndodhet më larg përreth./ Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Çka tregoi në praktikë proklamata “Menaxher me diplomë nga Obama” në Prizren? – 2

 

Asnjë koment

Comments are closed.