14-05-2025

Ekonomi

Marrëveshje për kredi në vlerë të 46 milionë eurove me Bankën Botërore

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Botërore përmes Asociacionit Zhvillimor Ndërkombëtar, në vlerë prej 46 milionë euro për “Projektin Emergjent Covid-19 për Kosovën”. “Mjetet financiare do të destinohen në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga Covid-19, duke mundësuar ndër të tjera prokurimin e pajisjeve mjekësore, […]

Lëshohen 170 euro edhe për 7241 persona

Ministria e Financave sot ka lëshuar shumën prej 170 euro për 7241 persona dhe ka subvencionuar qiranë prej 50 për qind për 4191 përfitues. Ministrja Hykmete Bajrami tha se janë në proces të finalizimit është edhe një listë tjetër me gjithsej 454 përfitues (persona juridik – biznese), njofton Klan Kosova. “Sot Ministria e Financave ka […]

Zv/ministri i Financave tregon se kur do të dalin paratë e pakos emergjente

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Agim Krasnqi, ka thënë se pagesat e mos realizuara nga pakoja emergjente për shumë qytetarë, pritet të përfundojnë në momentin që përfundon edhe procesi i rishikimit të buxhetit. Krasniqi për GazetaBlic ka thënë se në momentin që përfundon procesi i rishikimit të buxhetit, paratë e destinuara për qyetetarët […]

Paralajmërohet fluks i madh i emigrimit, vetëm gjatë prillit u regjistruan 32 mijë punëkërkues

Vetëm në muajin prill janë regjistruar gjithsej mbi 32 mijë punëkërkues të rinj, ku një pjesë e madhe e tyre janë gra, kjo si shkak i përhapjes së pandemisë. Nga 7 mijë në muaj siç kanë qenë para virusit, tani kjo shifër është rritur për 40 herë më shumë, duke dërguar në shifër rekord për […]

Trusti sqaron procedurat e tërheqjes së 10% të kursimeve

Edhe pse ende nuk ka një vendim nga Ministria e Financave për tërheqjen deri në 10% të kursimeve në Trustin Pensional, qytetarët kanë dalë për të marrë informacione si mund të tëreqin ato në këtë institucion Ky propozim është bërë për të ndihmuar në tejkalimin e krizës së krijuar nga virusi. Qytetarët e kanë mirëpritur […]

Pronarët e restoranteve protestë për lejimin e mbajtjes së dasmave

Si pasojë i pandemisë Covid-19 kohë më parë u morë vendim nga Ministria e Shëndetësisë që të anulohen dasmat dhe ahengjet familjare për këtë vit. E, për këtë vendim patë reagime të shumta, si nga ana e artistëve ashtu edhe pronarëve të restoranteve, transmeton Indeksonline. Ndonëse ende nuk dihet në këtë verë do të lejohet […]

A munden kontributpaguesit të marrin paratë e Trustit Pensional?

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në programin qeverisës në një nga masat e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, ka paraparë ta fusë në ekonomi një përqindje të Fondit të Kursimeve Pensionale. Siç ka deklaruar Hoti, kjo qeveri ka paraparë nëntë masa të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Masa e pestë, siç ka thënë Hoti, parasheh që një […]

Pandemia COVID-19 la mbi 37 mijë kosovarë pa punë

Instituti GAP ka analizuar ndikimin e hershëm të pandemisë COVID-19 në tregun e punës si dhe ndikimin e masave intervenuese të qeverisë në zbutjen e rreziqeve të papunësisë. Ky raport tregon se si përhapja e pandemisë në Kosovë, e shoqëruar me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mbylljen e shumë veprimtarive afariste, pati një ndikim […]

Në Prizren bizneset kërkojnë t’u lejohet organizimi i dasmave

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për lirimin e bizneseve nga taksa komunale, nga pagesa e qirasë për lokalet që janë pronë komunale dhe nga pagesa për shfrytëzimin e hapësirës publike për 6 muaj për shkak të pandemisë COVID-19, është mirëpritur nga bizneset e Prizrenit. “Duke ditur që pandemia ka goditur ekonominë në Kosovë […]

Reciprociteti: 20 kamionë nga Serbia e njohën Republikën e Kosovës, 13 u kthyen prapë

Ndër vendimet e fundit të Qeverisë Kurti ishte edhe shtimi i masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Me vendimin në fuqi asnjë kamion nga Serbia nuk do të mund të futet në Kosovë nëse në mallra nuk shkruhet Republika e Kosovës, njofton Klan Kosova. Gjatë 24 orëve të fundit këtë vendim e kanë respektuar dy kamionë, […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.