08-05-2024

Ekonomi

Ministri Shala: Shtrenjtimi i bukës i paligjshëm

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, e ka quajtur të paligjshme ngritjen e çmimit të miellit dhe bukës pas taksës prej 10 për qind ndaj importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Shala, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Tregti dhe Industri, ka thënë se nuk ka arsye për rritje të çmimeve, […]

Shtrenjtohet buka

Prej të hënës është paralajmëruar shtrenjtimi për 10 centë i bukës në Prizren. Furrtarët kanë thënë se shkak kryesor për këtë është shtrenjtimi i miellit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Njoftohet se paraprakisht vendimi për ngritjen e çmimit është marrë pas një pajtimi të furrtarëve të qytetit, në një mbledhje në të cilën është vendosur, që buka të […]

Kompania “Abi” arrin vlerën e kapitalit rreth 100 milion euro

Njëra nga kompanitë më të suksesshme kosovare, Ndërmarrja Prodhuese Tregtare “ABI” nga Prizreni ka arritur vlerën e kapitalit 100 milion euro, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Këtë e ka deklaruar pronari i kompanisë, Alajdin Fusha, i cili ka treguar se “ABI” është themeluar në vitin 1988 nga tre vëllezërit Fusha, me një kapital fillestar prej 1.600 markave të […]

Dragashi e Prizreni ngecin në arkëtimin e tatimit në pronë

Dy nga gjashtë komunat e rajonit të Prizrenit gjatë nëntë muajve të këtij viti kanë arkëtuar më pak mjete nga tatimi në pronë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Komuna e Prizrenit dhe ajo e Dragashit kanë shënuar regres, derisa Suhareka, Rahoveci, Malisheva dhe Mamusha në nëntëmujorin e këtij viti kanë […]

A do të rritet çmimi i bukës pas taksës ndaj Serbisë?

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, të martën e kaluar i propozoi kabinetit qeveritar vendosjen e masës prej 10 për qind për disa produkte që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Por, kjo masë përjashton produktet e markave ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, dy shtete që ende nuk e […]

Bukëpjekësit përballen me tregun joformal

Problemet e çmimit të bukës dhe rritja e çmimit të miellit ishin qëllimi kryesor i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me sektorin e bukëpjekësve. Kryetari i Bordit të OAK-së , Skënder Krasniqi, kërkoi nga bizneset pjesëmarrëse t’i identifikojnë problemet me të cilat përballen, me qëllim të identifikimit të hapave të nevojshëm […]

Bie importi nga Serbia e Bosnja, rriten të hyrat për 300 mijë euro

Që nga aplikimi i taksës doganore prej 10 për qind për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, Dogana e Kosovës ka arritur të grumbullojë rreth 300 mijë euro më shumë. Këto të dhëna i bëjnë të ditura për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Doganave të Kosovës. Qeveria e Kosovës një javë […]

Vërmicë: Nga 1 janari hyn në fuqi marrëveshja për unifikimin doganor Kosovë – Shqipëri

Marrëveshja për unifikimin doganor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë pritet të nënshkruhet më 26 nëntor, në mbledhjen e përbashkët të këtyre dy qeverive që do të mbahet në Pejë, kurse do të fillojë së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave […]

Me shtesat e reja, fëmijët do të kenë nga 33 cent në ditë

Nga janari i vitit të ardhshëm fëmijët në Kosovë do të mund të gëzojnë shtesat prej 10 euro për çdo muaj. Për herë të parë po ndahen shtesat për fëmijë në Kosovë, por sa janë të mjaftueshme 10 euro për një fëmijë në Kosovë? Ekonomisti Safet Merovci për rtv21.tv u shpreh se kjo shumë që […]

Prizren: Prokuroria po merret me kompaninë që premton 2 mijë punësime në Gjermani

Ditë më parë një kompani gjermane u shfaq në qytetin e Prizrenit, e cila kërkonte 2 mijë punëtorë për punë në Gjermani. Pas publikimit të fotografive në media në të cilat shihej një numër marramendës i qytetarëve që ishin të interesuar për aplikim punësimi në Gjermani, u vu në pikëpyetje veprimtaria e saj. Ishte kryeministri […]