09-05-2024

Kryesore

Caktohet, kjo është vlera e koeficientit të pagave

Qeveria e Kosovës ka prezantuar sot vlerën e koeficientit të pagës në sektorin publik. Vlera e caktuar është 105 euro e cila do të shumëzohej pastaj me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe do të prodhojë vlerën e pagës për të gjithë zyrtarët e sektorit publik. Si i […]

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Një person që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar  të Vërmicës, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas raportit të Policisë 32-vjeçari është arrestuar dje, pasi po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Vushtrri. Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por thuhet se pas arrestimit ka paguar gjobën dhe më pas […]

Prizren: Aksion kundër drogës, arrestohet pronari i një lokali masazhi

Një aksion nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i zhvilluar të hënën në Prizren ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje të drogës dhe sekuestrimin e disa qeseve me kokainë. Gjatë aksionit janë zhvilluar bastisje në disa lokacione, ku janë gjetur edhe prova të tjera në lidhje me rastin. […]

Themelorja e hudh aktakuzën edhe ndaj tre të akuzuarve tjerë për dhunim të 11-vjeçares në qershor, Apeli e kthen në rivendosje

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, e ka hudhur poshtë aktakuzën ndaj tre të pandehurve G.S, B.S dhe M.S, të akuzuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në muajin qershor të vitit 2022. Një vendim i tillë për hudhje të aktakuzës, është marrë më 12 janar 2023 nga gjyqtari Adnan Isufi, […]

Dënohet me kusht dhe gjobë i akuzuarit se i ofroi ryshfet zyrtarit të QRAP në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Lazar Nikoliç, duke e dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 150 euro gjobë, për akuzën se ia dha 50 euro ryshfet zyrtarit të Qendrës Regjionale të Administratës të Pensioneve (QRAP) në Prizren. Aktgjykimi ndaj të akuzuarit u shpall të hënën, […]

23 vjeçarja, që vdiq në aksidentin tragjik në New York nga Hasi i Kosovës

Në aksidentin tragjik automobilistik në New York, ku mbeti e vdekur një nënë shtatzënë, kjo pasi bashkëshorti i saj po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, sipas detajeve të fundit pritej që ajo të lindte një vajzë në 12 prill. Si pasojë e shpejtësisë jashtë normave të lejuara, humbi jetën bashkëshortja, Adriana Sylmetaj, e cila priste të […]

Kapen 107 kilogramë marihuanë në Prishtinë, arrestohet një person

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më datë 29.01.2023, në orën 22:40, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor, ka ndaluar një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë nën dyshimin për substancë narkotike. Në bashkëpunim me oficerët […]

E kapën vajzën trejavëshe me gjithë djep”, rrëfimet nga masakra në Rogovë të Hasit

Sot janë bërë 24 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit. Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona. Fatmire Berisha, e […]

24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Janë bërë 24 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit. Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona. Aty heroikisht dhanë jetën: […]

Vjedhje një një shkollë të Komunës së Prizrenit

Policia ka njoftuar për vjedhjen e dy laptopave në shkollën e fshatit Lubizhdë të Prizrenit. Referuar raportit, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shkollës dhe nga aty kanë arritur të marrin dy laptopë dhe një shtëpizë të kompjuterit. Policia ka deklaruar se po heton rastin. /Gazeta e Prizrenit /