02-05-2026

Policia në Prizren po heton rastin e vdekjes së 43-vjeçares

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se dje u raportua një vdekje e dyshimtë në Prizren.

Sipas raportit, një burrë ka raportuar se gruaja e tij është gjetur pa shenja jete, rast ky që nga Policia është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Prizren 01.05.2026 – 12:05. Ankuesi mashkull kosovar,  raporton se gruaja e tij viktima femër kosovare dyshohet se ka bërë vetëvrasje, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku  është gjetur dhe konfiskuar një armë e cila dyshohet që është përdorur nga viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Policia.
Dje ndërkaq, në Prizren ndodhi një rast i gjetjes së një gruaje pa shenja jete, për të cilën u njoftua GeP-i.
Lexo edhe:

 

Asnjë koment

Comments are closed.