02-05-2026

Çmimet për sot të naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve për datën e sotme në Kosovë.

Sipas njoftimit të publikuar, nafta do të shitet për çmimin maksimal prej 1.69 euro për litër.

Përsa i përket lëndëve të tjera, benzina do të kushtojë 1.48 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet për 0.85 euro për litër.

Këto çmime përbëjnë një rritje prej 1 cent për litër për naftën dhe benzinen, krahasuar me çmimet që ishin në fuqi të premten e kaluar.

 

Asnjë koment

Comments are closed.