02-05-2024

Kryesore

Asnjë rast nga komuna e Prizrenit nga 73 rastet e sotme me Covid-19 në Kosovë

Sot, më 02 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 73 raste pozitive. Referuar njoftimit,  nga Komuna e Prizrenit , por edhe nga komunat tjera të rajonit tonë, sot del se […]

Kuvendi i Prizrenit nuk miratoi Kornizën buxhetore komunale dyvjeçare

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, në të cilën janë miratuar disa pika të rendit të ditës, ndërsa nuk u miratua Korniza Afatmesme Buxhetore komunale (KAB) 2021 – 2023, transmeton Gazeta e Prizrenit. Mbledhja filloi me miratimin e procesverbalit nga mbledhja paraprake dhe me miratimin e rendit të ditës për këtë […]

Vidhet një armë, fishekë dhe ari në një shtëpi në Prizren

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një shtëpi në Prizren, kur pronari i një banese ka njoftuar për vjedhje në banesën e tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Hamit Bojniku”, transmeton Gazeta e Prizrenit. “Viktima kosovar  ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij me ç‘rast kanë […]

Shkoi ta kërkojë borxhin, e presin me plumba në Suharekë

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Qafë-Duhël të Suharekës. Sipas policisë, viktima bashkë me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për të kërkuar një borxh de pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri-tjetrin me grushte, transmeton Gazeta e Prizrenit. Policia ka njoftuar se derisa të njëjtit ishin duke u […]

Koronavirusi: Nga 113 rastet e reja, 11 nga komuna e Prizrenit

Sot, më 01 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 266 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 113 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 2.991 raste nga 24.046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, […]

Nesër mbyllet për qarkullim rruga Prizren-Prevallë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, njofton se sot, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut që paraqet rruga Prizren-Prevallë pasi ditë më parë kishte shembje të dheut dhe pjesës së murit mbajtës, në kilometrin e 15-të të kësaj rruge në afërsi të fshatit ,Gornje sello, me ç’rast kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala së […]

S’ka dasma nga 1 korriku, mbeten të ndaluar tubimet me më shumë se 50 persona

Qeveria e Republikës ka marrë vendime të reja për masat ndaj covid-19. Kjo pas rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit. Në mbledhjen e sotme të qeverisë është kërkuar që mosrespektimi i masave të ndëshkohet. Ministri Zemaj po ashtu ka njoftuar se do të ndalohen tubime Në mbledhjen e Qeverisë nuk është përmendur […]

15 foshnje të porsalindura në Prizren

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit janë lindur 15 foshnje. Nga ky numër 10 janë djem, ndërsa 5 vajza, transmeton “GazetaePrizrenit.net ”. Krahasuar me ditën paraparake, në Prizren ka tri lindje më pak.

Koronavirusi: Sot 71 të infektuar, Prizreni pa asnjë rast

Sot, më 30 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 210 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Nga këto raste, sot nuk raportohet për të infektuar nga komuna e Prizrenit, por gjithashtu nuk është njoftuar […]

Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Prizren

Persona të panjohur kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në shtëpi, transmeton Gazeta e Prizrenit. Për këtë një person ka raportuar në Policinë e Kosovës, duke njoftuar se ngjarja ka ndodhur me 22.06.2020, në Prizren. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij […]